Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, po kalon një moment fantastik në Iran me skuadrën e tij, Esteghlal, duke vazhduar serinë e golave.

Në fitoren 3-1 ndaj Aluminium Arak, Asani ishte sërish protagonist, duke shënuar golin e parë të ndeshjes dhe të katërtin radhazi personal. Ai fitoi vetë një penallti në minutën e 17-të pas një depërtimi të shpejtë në zonë dhe e realizoi me saktësi, duke zhbllokuar rezultatin. Ai festoi më pas si Cristiano Ronaldo.

Ky ishte goli i gjashtë sezonal për 30-vjeçarin shqiptar me fanellën e Esteghlal, duke përfshirë edhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Azisë.

Asani, që iu bashkua klubit iranian në fund të merkatos verore nga Gwangju FC në Korenë e Jugut, po konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në këtë fillimsezoni.