Jordan Daci, juristi i njohur dhe njëkohësisht konstiucionalisti ka folur këtë të shtunë në Euronews Albania, për Review për Greta Topjana ka sqaruar lajmin se përse Daci nuk ka mbrojtur Erion Veliaj në Kushtetuese. Daci ka sqaruar situatën gjatë emisionit lidhur me çështjen.
“Normalisht do e kisha bëre me shumë qef nga pikëpamja profesionale, do kisha shkuar me duar ne xhepa nuk do kisha nevojë për shumë materiale me vete. E njoh perfekt si rast dhe si materia e diskutimit, jam shkaktar i një precedenti të mëparshëm në Gjykatën Kushtetuese dhe është çështje skematike dhe e thjesht.
Për shkak të një çështje tjetër që e kam prej vitesh që punoj dhe përfaqësoj njerëz me interesa të kundërt nga zoti Veliaj, kjo ka qenë arsyeja nga pikëpamja etike për tej dëshirë për ta bërë një gjë të tillë, nuk më ka munguar dëshira. Por qe njerëzit mundohen të gjejnë fjalë përtej asaj që duam të themi. Etika, ndjesia morale qe të jep një pozicionin të tillë, kjo ishte arsye.
Të çështja e mëpërparshme kam më shumë interesa, kam vite qe punoj është çështje me profil të lartë dhe është më sfiduese se ajo e Gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.




















