Ish-presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot pranë SPAK kërkesën për të dëshmuar në lidhje me çështjen e “21 Janarit”. Me anët të avokatit pasi vetë Meta ndodhet në paraburgim, ai shprehet se ka dijeni dhe mund të japë dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes.
“Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në shkresë.
Kujtojmë se pasditen e djeshme në emisionin “Breaking”, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani deklaroi se ish-presidenti ka dijeni për disa prova që mund ta zbardhin përfundimisht këtë çështje.




















