Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës në hyrje të Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilëson ndërhyrjen dinjitoze, dhe që po e transformon zonën.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.