Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, pak metra larg aeroporit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se Shullazi e kishte informuar të besuarin e tij të bënte kujdes për jetën dhe mesa duket e ka ditur që rrezikohej. Sipas saj, Policia dhe prokuroria ka dyshime se pavarësisht profilit jo publik, ai ka vijuar të jetë njeriu më besnik i Shullazit.

“Gilmando Dani kishte përfituar ulje dënimi dhe u lirua me kusht. Ka qenë i dënuar 12 vite për gjobëvënie. Bëhet fjalë për ish hotel Vollgën që Shullazi me kërcënime kishte marrë 30% të pronës. Pati konflikt edhe për çështjen e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës.

Gilmando Dani doli nga burgu i Rrogozhinës në tetor 2024, ka ruajtur profil të ulët pas kësaj, nuk ishte përfolur. Por kundërshtarët e shihnin si mëkëmbësin e Shullazit. Ka qenë i tërhequr, në prag të martesës me një arkitekte. Jetonte në Barcelonë më së shumti. Dukej sikur kishte bërë hap pas. Në 15 vite iu bënë dy atentate mafioze, kishte një jetë shumë të trazuar, vitin e fundit ishte tërhequr, por kundërshtarët me sa duket e kanë parë si mëkëmbës të Shullazit.