Kombëtarja shqiptare këtë të enjte do të përballet me Andorën, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026. Përballja në fushën e blertë do të startojë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Estadi de la FAF”.

Kjo përballje është e parafundit për kuqezinjtë në Grupin K, ndërsa më 16 nëntor Shqipëria do të përballet me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, në ndeshjen e fundit të kësaj fushate kualifikuese.

Atmosfera në grup raportohet mjaft pozitive dhe skuadra shfaqet e motivuar për të marrë një rezultat pozitiv në transfertë. Tifozët kuqezi këtë mbrëmje do të ndjekin me emocion përballjen e cila do të vulosë të ardhmen e kombëtares drejt Botërorit.