Sot në Bruksel mbahet konferenca e 7-të ndërqeveritare me BE-në për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave “Bujqësia dhe Kohezioni”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë video në rrjetet sociale nga Brukesli, ku shkruan:

“Hapim grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, në një kohë rekord vetëm 12 muaj.”

Hapja e këtij kapitulli shënon një rekord të ri për Shqipërinë, pasi të gjitha kapitujt e negociatave u hapën për 12 muaj.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe ceremonia e hapjes së godinës së misionit të Shqipërisë në BE.