Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali. Dy zyrtaret janë parë në një shëtitje në Tiranë, moment që është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë komisionerja.
Vizita e Kos në kryeqytetin shqiptar zhvillohet një ditë para samitit të rëndësishëm që do të mbahet në Shqipëri, i fokusuar në Planin e Rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Gjatë samitit pritet të diskutohen hapat e mëtejshëm të mbështetjes së BE-së për zhvillimin dhe procesin e integrimit të vendeve të rajonit.





















