Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard.

Teksa ka komentuar këtë juristi Kreshnik Spahiu, tha se vrasjet në 21 janar kanë qenë me urdhër, duke e lidhur edhe me zhdukjen e kamerave dhe provave.

“Ajo është vrasje e organizuare sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur.

Është penguar grupi hetimor edhe në vendngjarje. Është bërë një vrasje që është dhënë një komand që të qëllohet, sepse nuk është një plumb, sepse nuk janë 4 të vrarë, por kemi edhe të tjerë që janë plagosur.

Prokuroria veprimin e parë që duhet të kryejë është të pyes personat që janë në dijen. Në 15 vite prokuroria nuk gjen dot justifikim të thotë pse s’ka pyetur si person në dijeni për ngjarjen Berishën dhe Bashën, dy personat kyç ajo në këto vite si ka pyetur. Kjo tregon se pasur frikë nga Berisha”, tha ai.