Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga angazhimi i kontigjentit X të Forcës Detare, i cili vijon pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”.
Në njoftimin e tij, Rama thekson se ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, mbetet prioritet absolut i strategjisë së mbrojtjes 2030.
“Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s “Sea Guardian”. Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të mbrojtjes 2030”, ka shkruar kryeministri Rama.




















