Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka qenë këtë të hënë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë.

Për herë të parë, ai ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, një ngjarje që ka ngjallur diskutime të shumta në publik lidhur me mënyrën e ekzekutimit të arrestit.

Proda deklaroi se, sipas tij, policia nuk ka shkelur ligjin, pasi ish-Presidenti ka bërë rezistencë gjatë procedurës.

“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur personi bën rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Do të ishte në nderin e tij të vepronte në përputhje me përgjegjësinë që ka pasur,” – u shpreh Proda.