Gjyqtari Erjon Çela, pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin nr. 1804 të vitit 2023, i ardhur për kompetencë lidhur nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK, duke urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve.
Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, si prokurori që ka kompetencë lidhur për hetimin e një deputeti.
Sipas gjykatës, statusi i subjektit të hetuar ka ndryshuar gjatë gjykimit, prandaj është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.
Gjyqtari Ccela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale: “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.




















