Pas gati 6 orësh tërheqje për vendim, për shkak edhe të seancave gjyqësore, GJKKO shpalli vendimin për Alqi Bllakon, lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Trupa gjykuese, e kryesuar nga Rudina Palloj, e shpalli fajtor për korrupsion pasiv, për një përfitim prej 119 mijë euro, dhe përfitim tjetër prej 7 milion lekësh. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg.
Gjithashtu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.




















