Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.

Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.
Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:
1. Ilir Alimehmeti
2. Gentian Cela

3. Qani Xhafa

4. Aulon Kalaja

5. Ted Kolliku

6. Alma Kore

7. Parid Mahmutaj

8. Xhemajl Gjunkshi

9. Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme./Euronews albania