Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme të qeverisë ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Mësohet se Endrit Hoxha është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit. Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit.

Sokol Duma gjithashtu është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në këtë post është emëruar Martin Kajo. Nga detyra janë liruar dhe prefekti i Shkodrës dhe i Gjirokastrës. Në këto poste janë emëruar Holta Duda dhe Albana Hasanaj.

Ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve:

Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Martin Kajo emërohet zevendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut te Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

⁠• Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues te Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues te Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural.