Një burrë 58-vjeçar u vra dhe një grua 54-vjeçare u plagos në një sulm me dron rus në Nikopol, tha kreu i administratës lokale Vladyslav Haivanenko , duke cituar Sky News.

Zyrtari tha se 23 dronë u rrëzuan gjatë sulmit, por se edhe zona e Marhanetsit u godit, shpërthyen zjarre në ndërtesa apartamentesh dhe u shkatërruan edhe makina.