Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, por për marrëveshjen për emigrantë.
“Ne Evropë ka një grup që mblidhet për të folur për fluksin e migracionit. Kryeministri Rama është dëshmitar i aktit që ka disa vende Europian që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe ë njëjtin protokoll. Kjo sepse të gjithë e kuptojnë që është një nismë revolucionare. Por protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin, por edhe këtu më duhet të kërkoj një reflektim. Nëse janë bllokuar disa transferime emigrantësh, mund të them se është e drejtë që të dyshosh që këto vendime kishin pas tyre , arsye të një natyre të ndryshme…Por këtu po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve. Por unë e them se do të mbërrijmë po aty tek ajo pikë që kemi thënë në fillim. Por mendoj që gjithkush do të marrë përgjegjësitë e veta.
Gjithashtu nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se, marrëveshjen me Italinë për emigrantët ishte e duhura.
Rama: Si mund të pendohen unë për marrëveshjen për emigrantët?! Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Sepse këto projekte i rrinë mirë jo vetëm Shqipërisë, por edhe italianëve. Pra projekti nënujor, italianët do të shohin rezultatet për këto projekte. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e Mbrojtjes, sepse nuk mund të mos thoni pse duhet të blejmë ne armatime nga amerikanët, por se si Italia duke ndihmuar Shqipërinë, bën njëherësh edhe ekonomi për veten. Ju më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas. Unë e kam thënë me Italinë do ta bëja 100 herë edhe nëse 100 herë do të ishin kundër. Me vende të tjera kurrë. Kur më pyesin pse? Ju them , ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi po. Por vendet e tjera i respektojmë por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë, çfarë u vjen në mendje.




















