Pas shumë polemikash dhe reagimeve të ndërsjella, është bërë e ditur se Sali Berisha do të paraqitet në SPAK për çështjen e 21 Janarit ditën e mërkurë, më 19 nëntor.
Pas mosparaqitjes së tij javën e kaluar, atij i ishte caktuar një ditë tjetër, pikërisht e premtja, më 21 nëntor.
Mirëpo Berisha, përmes avokatit të tij Genci Gjokutaj, kishte kërkuar që paraqitja të shtyehej për një datë tjetër për shkak të axhendës së tij jashtë vendit.
Megjithatë, SPAK i ka dhënë avokatit një opsion tjetër, duke e afruar ditë nga e premtja në të mërkurën, më 19 nëntor, në orën 09:00.




















