Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka shprehur mbështetje të plotë për integrimin evropian të Shqipërisë, pas takimit me ministren shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Në një postim në platformën “X”, Wadephul vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria është e vendosur fort të ndjekë rrugën, jo gjithmonë të lehtë, drejt BE-së. Në asnjë vend tjetër të rajonit mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk janë kaq të forta sa këtu,” shkruan ai.
Duke iu drejtuar ministres Spiropali, diplomati gjerman shtoi se Berlini do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë proces:
“E dashur @elisaspiropali, ne qëndrojmë fort në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë.”
Deklarata e Wadephul vjen në një moment kur Shqipëria po përgatitet për hapat e radhës në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
#Albania is firmly determined to pursue the not-always-easy path toward the EU. In no other country in the region is support for the EU & a European orientation as strong as it is here. Dear @elisaspiropali, we stand firmly by your side and will support you on this path. pic.twitter.com/wJWIkTjO0d
— Johann Wadephul (@AussenMinDE) November 17, 2025




















