Andrii Sybiha, ministri i Jashtëm i Ukrainës, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryediplomaten e saj, Elisa Spiropali, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës. Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, Sybiha shprehu falënderime për “solidaritetin e qartë” që sipas tij Shqipëria ka treguar, veçanërisht për nevojën që Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e saj.
“E nderuar @elisaspiropali, faleminderit për mbështetjen tuaj. Ukraina e vlerëson solidaritetin e Shqipërisë dhe qëndrimin tuaj të qartë për nevojën e llogaridhënies për krimet ruse. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerët për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme përmes presionit ndaj Rusisë dhe përkrahjes për Ukrainën.”
Ky mesazh thekson edhe një herë bashkëpunimin midis Tiranës dhe Kievit në mes të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe angazhimin e Ukrainës për paqe dhe drejtësi ndërkombëtare.




















