Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë, ndërkohë që pezullon zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend. Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se Gjykata Kushtetuese i ‘tha’ qeverisë se duhet të futet në procedurë.

Sipas tij, vendimi është i shëndetshëm dhe se i bën mirë klimës politike.

“Është një vendim i shëndetshëm që mbi vendimin e qeverisë ta godas me një shkop korrektimi, që je i fuqishëm por futu në procedurë. Veliaj nuk u dëgjua në qendrën e tij të punës. Në këtë qytet nuk ka një territor ku duhet të ishte empatik sesa vendi dhe njerëzit që ai ka punuar.

Ata nuk e ftuan, ishte presioni i qeverisë. Ky kryeministër në shkurt tha fjalë të rënda për arrestimin e tij. Kjo drejtësi është sjellë përtej rreshtave me Veliajn, e ka trajtuar si një terrorist. Trajtimi i tij nga shkurti pa akuzë, atij personi që është i prezumuar i pafajshëm nuk iu dha asnjë pikë dinjiteti. Vendimi i sotëm i bën mirë klimës që është krijuar. Është një luftë e PS me drejtësinë.

Kur ai nuk ka me vete bashkëpunëtorët e ngushtë të partisë, është totalisht i vetëm. Nuk kishte asnjë reagim nga radhët e PS për mënyrën si po shkonte burgimi i tij. Nuk ka betejë brenda PS.

Këtu nuk ka zgjedhje më sepse duhet të kalosh te neni 115.”