Gjatë raportimit të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu në Kuvend, u vu re mungesa e disa ministrave dhe deputetëve..
Gjatë fjalës së tij Sali Berisha “përgëzoi” Damian Gjiknurin që nuk u largua.
“Ia mbathën si minj, braktisën sallën si mëkatarë përveç dy-treve. Akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë raporton para parlamentit për t’u informuar ju sesi qeveria qendror dhe vendor përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit.
Përdorin pasuritë e vendit. Ku i ke ministrat pastor, ku janë. Bravo të qoftë Damian që qëndrove, ta them unë haptas. Të parët duhet të ishin ata që kanë administruar pronat dhe pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë”-u shpreh Berisha.
Berisha shtoi: Po dosjet e AKSHI-t, që gjithë Shqipëria thotë se është kopshti privat i Edi Ramës? Ku janë? Po sigurisht auditi nuk mund ta kontrollojë Ramën se do i gjejë shishen Romanee Conti 33 mijë euro? Do t’i gjejë Benzin. Ka blerë Benz të blinduar të ri për 600 mijë euro. Iu kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet se e kërkonin ata që vinin. Nuk e kisha parë njëherë me sy, veçse kur kanë hipur miqtë. Çfarë bëri kur erdhi në pushtet? Shikoni ligësinë njerëzore.
E thirri punonjësin, i tha do thuash e ka përdorur Berisha, Benzin. Jo, tha ai, nuk e ka përdorur asnjëherë. E pushoi nga puna. Dhe ka emër dhe mbiemër ai punonjës i ndershëm. Sepse Benzi ishte në parkun e delegacioneve, jo i imi në kryeministri. Kurse tani bllokon dy Benza dhe një veturë tjetër që thotë ma bleu partia 500 mijë euro. Ka vilën me themele 57 metra të gjata dhe miliardat të depozituara.




















