Teksa jemi në prag të 28 dhe 29 Nëntorit nxënësit e shkollave kanë bërë disa punime në simbol të festave të flamurit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga punimet e nxënësve teksa thekson se gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve
“Mirëmëngjes dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.




















