Bruksel – Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali po merr pjesë në darkën e përbashkët mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.

Në darkën e thirrur nga Kallas, do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian.

Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga Kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.”

Postimi i plotë:

🇦🇱🇪🇺Bruksel – Me ftesë të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas në darkën e Ministrave të Jashtëm të BE dhe të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.