Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi.

E ftuar sot në ‘Shqipëria Live’, ajo u shpreh se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo.

Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe më pas ajo është përjashtuar nga grupi i njoftimeve të partisë.
“Unë vij nga familje e persekutuar. Edhe ne ditë më të vështira unë nuk ndryshojë. Unë do kisha komunikuar me Berishën po të isha fajtore. Nëse vendos kryesia të më përjashtojë unë prap aty do jem. Kam 12 vite që kontribuojë në PD. Unë afër PD kam qenë në ditët e tyre më të vështira. Për ca të më mundojnë do ia them sy për sy.

Unë pasi kam fol kam dalë, por edhe në atë moment që dol ky tha lëre të iki. Nuk e prisja reagimin e Nokës. Faj është edhe i Nokës edhe i Albanës. Faj është 50 me 50. Duhet dorëheqja e Nokës dhe Vokshit, e kërkojnë njerëzit në masë, duket nga reagimet dhe mesazhet e shumta. Ai duhet të dorëheqjet para se të më kërkojë mua falje”, u shpreh Aliaj.