Mesfushori anglez Jude Bellingham nuk e priti mirë zëvendësimin nga trajneri Tuchel në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Tekniku Tuchel foli së fundmi, për këtë temë.
“E pashë që nuk ishte i lumtur! Nëse ke lojtarë si Jude që janë kaq konkurrues, atyre nuk do t’u pëlqejë kurrë zëvendësimi. Por fjala ime qëndron, ne jemi për standarde dhe një nivel angazhimi ndaj njëri-tjetrit dhe respekti për njëri-tjetrin. Pra, nëse dikush po pret jashtë, ne nuk do ta ndryshojmë vendimin tonë vetëm sepse dikush po bën me krahë”.
“Sjellja është kyçe dhe respekti ndaj shokëve të skuadrës që futen në lojë! Vendimet merren dhe duhet t’i pranosh si lojtar. Ky është vendimi dhe ai duhet ta pranojë vendimin. Shoku i tij po priste në vijën anësore! Duhet ta pranosh dhe ta respektosh dhe të vazhdosh përpara! Jude kishte edhe karton të verdhë dhe ne e morëm vendimin para golit të dytë. Vendimi ngelet!”




















