Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dede, ka rrëfyer në “Goca dhe Gra” vështirësitë e grave në politikën shqiptare.

Teksa e nisi me përjetimet e saj personale, ish-politikania ka treguar se ka pasur vështirësi në dhënien e detyrave në periudhën që ajo ishte pjesë e politikës.

“Kanë dëshirë të shikojnë më shumë gra me zë, që bëjnë diçka për komunitetin. Është kënaqësi që janë shtuar. Dua t’i shoh më aktive. Them që barrierat janë kapërcyer. Problem është këtu tani, arrihet një konkurrencë brenda vetes të avancohet profesionalizmi, që jo për çdo gjë je në diktat.

Ja Ori që ka qenë atje, mendoj që duhet të ishte sërish atje. Patjetër që duhet të jenë me bindje, të jenë parimore. Kishte një konkurrencë edhe për gratë edhe për burrat, por kjo nuk është më.

Kam qenë e vetmja grua në kryesi. Kur ndaheshin detyrat mua nuk më thonin, i kërkoja që të shkoja. Atë kohë isha edhe në fakultet, por i rregulloja oraret. Unë nuk e kam vuajtur këtë. Duhet të jesh e vendosur në profilin që do të krijosh. Në ’98 dhash dorëheqjen nga Ministria e Kulturës dhe më pas Fatos Nano ftoi Ramën të më zëvendësonte”, tha Arta Dade.