Pas përfundimit të procesit të votimit këtë të diel, ka filluar numërimi i votave në Bashkinë Tepelenë.
Sapo është numëruar kutia e parë, e cila ka rezultuar në një avantazh të thellë për PS.
Në kutinë e parë të Nivicës, kandidati i PS, Gramoz Sako, ka marrë 199 vota, ndërsa Gabriel Guma vetëm 6 vota.
Ndërsa në fshatin Sinanaj, Gramoz Sako i PS ka marrë 111 vota, ndërsa Gabriel Guma, ka marrë 26 vota.




















