Numri dy i Policisë në Fier dekorohet me medalje Ari, ndërsa Kryepolici i Lezhës me medalje Argjendi.
Këto vlerësime janë dhënë nga Universiteti i Tiranës për dy punonjësit e Policisë së Shtetit, Drejtuesin Altin Mena dhe Kryekomisarin Oliger Torba.
“Master Ekzekutiv në Kriminalogji” është profili i ndjekur nga dy zyrtarët e policisë, i finalizuar me medalje.
Në këtë ceremoni të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, theksuan rëndësinë e vijimit të arsimit të lartë dhe trajnimeve të specializuara për punonjësit e Policisë.
Përmes fjalëve të tyre u nënvizua se investimi në dije përbën një shtyllë të fortë për rritjen e profesionalizmit, forcimin e integritetit dhe ofrimin e një shërbimi më cilësor ndaj qytetarëve.




















