Pas 5 muajsh hetime intensive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Labirinti”, duke goditur një rrjet të organizuar të shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit janë identifikuar 44 shtetas që, të veçuar ose në grupe, kryenin aktivitet kriminal për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për 25 prej tyre, policia ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, 6 shtetas u arrestuan gjatë hetimeve, ndërsa 13 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e të arrestuarve, janë sekuestruar:
2.4 kg kokainë
16 kg lëndë e dyshuar narkotike resin (çokollatë)
22 kg vaj kanabisi dhe sasi të tjera cannabis
1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu
121 200 euro (në të cilat 118 900 euro dyshohet se janë të vjedhura nga banka)
Qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete
Përveç masave të sigurisë për 25 shtetas, gjatë operacionit u arrestuan edhe:
D. S., 21 vjeç dhe H. Z., 18 vjeç për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë”
S. Q. (Gj.), 30 vjeç për “Moskallëzim të krimit”
U ekzekutuan masat e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Kristjan Resuli Kevin Balazi Francesko Hasanaj Denis Sageri Anton Lusha Artan Rraja Renaldo Loka Olsjan Guri Ardian Cara Klaudjo Zelija Abdyl Dule Ervis Zuna Kevin Beci Feliks Dangellia
Fatjon Murataj Klodian Dreni (Muhameti) Bojken Billa Idriz Peti Aurel Huna Frans Meta Ronaldo Dumani Mateo Muça Liman Tota/
Prokuroria e Tiranës do të vijojë veprimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe ndjekjen e 13 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.




















