Rama: Përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po jua kujtoj atyre që thoni se premtonit për vota dhe harroni. Ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje dhe ne jo vetëm nuk premtojmë për vota, jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandate të atij besimi të jashtëzakonshëm, na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë janë zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të PS.
Siç e kemi të shkrua të programit që paraqitëm përpara zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buhetin e vitit të ardhshëm ,do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral, është tani më një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Do të mbyllim çështjet e vjetra për ti dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim. Procesi do të realizohet në dy forma, së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime t prapambetura. A. Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme de 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve. B. fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave. C. Fshirje 25% të detyrimeve për të njëjtën periudhë 5-10 nëse shuma paguhen me këste brenda 1 viti së bashku me fshirje të gjobave dhe interesave. D. Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë, tatimi tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë. Do t’i jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësia në deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare. Për ndryshime mes deklarimit të vjettër dhe të ritur, do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin.
Për një periudhë që mund të shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë ë rrisin me 18% tatimi ne fitueshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për cdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do ti nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe që do të diskutohet në Kuvend dhe jo një paqe thjesht e propozuar thjeshte në program elektoral.




















