Pas fitores 3-0 kundër Barcelonës, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca tha se Estevao dhe Yamal do kenë epokën e tyre në futboll, duke i krahasuar me Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Është një fitore e madhe, sepse kundërshtar ishte Barcelona, por nuk ka ndryshuar asgjë për ekipin tonë dhe atë që mund të arrijmë. Tani fokusi është tek Arsenali. Barcelona ndihet mirë me topin, nëse nuk e ka, i vështirësohet gjithçka.

Ne përpiqemi ta ruajmë topin dhe të krijojmë raste. Edhe me 11 lojtarë përballë, ekipi ynë po luante shumë mirë. Ishte një natë fantastike për lojtarët, klubin dhe tifozët.

Estevao dhe Yamal? Siç tha Raphinha, do të jenë Messi dhe Ronaldo të rinj. Estevao është një lojtar special, 18 vjeç, i thjeshtë dhe me të ardhme të madhe për klubin”, tha mes të tjerash trajneri italian i ‘Bluve’.