Shorti i Play Off të Botërorit ra dhe Shqipëria do të përballet kundër Polonisë. Polonia na ngjall kujtimet e vjetra të Jasir Asanit, të super golit të tij.
Moderatori i emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçe, është tërësisht i habitur me vendimet e Silvinjos në lidhje me Jasir Asanin.
“E mundëm Poloninë me Asanin, që e bëri golin nga hëna në tokë. Ka mbi 5 ndeshje që Asani nuk luan fare me Shqipërinë. Nuk paska të drejtë fare Asani të luajë një minutë? Pse e merr në Kombëtare pastaj?
Ishte super në kualifikuese, pastaj ka bërë ndeshje jo të mira dhe më vonë ishte një diskutim që pse e fut Asanin kur nuk luan mirë, tani që Asani po bën shumë gola me klubin, nuk aktivizohet. A nuk ka të drejtë Asani me gjithë ato gola të futet një minutë me Andorrën”, tha Sulçe.




















