Sipas raportimeve të The Guardian, plani i paqes i propozuar nga Shtetet e Bashkuara përmban disa fraza që, me shumë gjasa, janë hartuar fillimisht në gjuhën ruse para se të përktheheshin në anglisht.
Në versionin anglisht, ato tingëllojnë jo natyrale dhe të çuditshme – si të ishin shkruar ose redaktuar nga persona që mendojnë në rusisht.
Shembulli më i qartë është pika e tretë, e cila në anglisht është shkruar si vijon: “Russia is expected not to invade neighbouring countries, and NATO is expected not to expand further”.
Konstrukti “it is expected” është i pazakontë në anglisht dhe ngjan më së shumti si një përkthim direkt nga rusishtja në aspektin frazeologjik gjuhësor, argumenton gazetare e madhe britanike.
Dokumenti përmban edhe zgjedhje të tjera fjalësh me stil rusisht – si përdorimi i termave “ambiguities” dhe “to enshrine” – të cilat duken të çuditshme në kontekstin e një dokumenti, i cili do të duhej të ishte hartuar anglisht fillimisht.
Këto detaje kanë shtuar dyshimet se të paktën disa nga kontribuuesit e tekstit mund të kenë lidhje me Moskën.




















