Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve paraprake. Në një deklaratë për mediat, Totaj i uroi qytetarët për fitoren dhe u zotua se do të vazhdojë punën me përkushtim, ashtu si në katër vitet e fundit.
“Do të vazhdojmë me Prizrenin me punë, ashtu siç e kemi pasur në katër vjetët e kaluara. Urime, gëzuar, përhair juve qytetarëve të Prizrenit. Do të vazhdojmë bashkë me standarde të reja, fitore të reja,” u shpreh Totaj.
Ndërkohë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndodhet sonte në Prizren, ku po feston bashkë me kryetarin e rizgjedhur dhe me qytetarët në qendër të qytetit.
Krasniqi e cilësoi garën në Prizren si një nga betejat më të rëndësishme për PDK-në, duke falënderuar edhe partnerët e koalicionit për mbështetjen dhe kontributin në këtë fitore.




















