Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për rrugën politike të Fatos Nanos, zgjedhjen e tij në krye të PS, burgosjen e tij si edhe vendimin e tij për të marrë përsipër për të ringritur Partinë Socialiste.
Gjatë intervistës, ai ka ndarë edhe një bisedë të bërë mes tij dhe Fatos Nanos, për Sali Berishën. Kulla kujton se në ato kohë të vështira të situatës politike, i ishte drejtuar Nanos me pyetjen; “Përse nuk e fut në burg Berishën”? Ndërsa siç tha Kulla, përgjigja ishte se nuk do të niste një luftë civile për gjëra të tilla, duke shtuar se Nano shihte gjithmonë më larg se të tjerët.
“Historia e tij është unike për shkak të faktit që ishte kundërpedal në çdo vendim të madh që merrte. Më ka lënë pa mend njëherë kur i thashë një batutë për Berishën “përse nuk e ke futur në burg”. Do filloj luftën civile unë sepse ju keni këtë mendje”. Pra ai shihte më larg se të tjerët. Ndërsa më tha se sa herë zbres unë në fushë bëhen bashkë kundër meje. Nuk më lë kush të bëhet President. Por un do bëj tërheqje dhe të përleshen me njëri –tjetrin”, tha ai.




















