Protesta e paralajmëruar nga Sali Berisha pritet të nisë sot në orën 18:00, por pamjet e fundit tregojnë se për demokratët asgjë nuk po shkon sipas planit.

Vetëm 10 minuta para nisjes, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë shfaqet pothuajse i zbrazët, me qytetarë dhe simpatizantë të PD-së që duket se e kanë braktisur thirrjen për mobilizim.

Fotot e para tregojnë mungesën e grumbullimeve masive, ndryshe nga protestat e mëparshme ku mbështetësit e opozitës mblidheshin që herët.

Organizatorët kanë paralajmëruar një protestë të fortë kundër qeverisë, ndërsa pamjet e minutave të dëshmojnë se pjesëmarrja mund të jetë shumë më e ulët se sa pritej fillimisht. Pritet që në orët në vijim të shihet nëse qytetarët do t’i përgjigjen thirrjes apo protesta do të vijojë me një pjesëmarrje minimale.