Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet për ndërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Gjimnazi do të jetë një hapësirë për 800 nxënës me klasa bashkëkohore, terrene sportive dhe hapësira të gjelbërta.
“Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern “Sulejman Elezi”. Një hapësirë e re për 800 nxënës, me: klasa bashkëkohore, terrene sportive, hapësira të gjelbra, panele diellore për energji të pastër”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.




















