Porosinë që i la të tijve, Edi Rama e zbatoi vetë i pari.
I shoqëruar nga Ogerta Manastirliu, kryeministri, nisi turin e dëgjesave për buxhetin e 2026, por qytetarëve të Tiranës, i shpjegoi fillimisht, arsyet se përse kryeqyteti duhet të shkonte në zgjedhje. Ai kritikoi sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë Erjon Veliajn.
“Ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit po bëjnë maksimin ato që po drejtojnë sot bashkinë por nuk është e njëjta gje. kanë thënë që kryetari I bashkisë është në pamundësi ta ushtrojë detyrën por nuk mund të behen zgjedhje se ai është kryetar bashkie. Ok jepini mundësine të ushtrojë detyrën, bukur, kur të vijë atje që të kërkojë të lirohet që të vazhdojë detyrën shpresoj që gjykata kushtetuese ti rrije besnike.”
Sa i përket buxhetit, Rama tha se kryefjalë do të ketë rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Pjesa e luanit në buxhetin e shtetit shqiptar për të katërt vitet e ardhshme, sepse është bërë një punë e madhe dhe është pjesa që u takon pensionistëve. vetëm për pensionistët, në 4 vitet e ardhshme do të shpenzohen ekstra 1.7 miliardë euro.” Pensionistët i siguroi se qeveria nuk do heqë dorë as nga bonusi I fundvitit
“Kam dëgjuar një muhabet tjetër, që ne nuk do të japim bonuesin e fund vitit. Në radhë të parë bonusin do e marrin edhe këtë siç është premtuar, dhe do e marrin para Vitit të Ri. Bonusi është i angazhuar dhe kohën e përcaktuar do të fillojë shpërndarja para festave.”
Një fond i vecantë do të shkojë për rimbursimin e barnave për pacientët me sëmundje tumoriale. Kundërshtarëve politikë që kritikojnë buxhetin e qeverisë, Rama I rikujtoi humbjet e vazhdueshme në zgjedhje.




















