Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të projektit më të ri turistik, që pritet të ndërtohen së shpejti në parqet kombëtare dhe natyrore të vendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se këto struktura të lehta dhe miqësore me mjedisin do tu ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re e të sigurt për të përjetuar nga afër peizazhet unike të Shqipërisë, duke u projektuar në harmoni të plotë me natyrën përreth.

Postimi i Ramës:

Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore. Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme.

Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.