Pas ndeshjes Shqipëri-Angli, e zhvilluar këtë të diel ku kuqezinjtë u mposhtën 0-2, Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një mesazhi falënderues për Kombëtaren, duke vlerësuar paraqitjen dhe arritjet historike të skuadrës në eliminatoret e Botërorit.

Rama theksoi se pavarësisht rezultatit, Shqipëria tregoi forcë dhe dinjitet për më shumë se 70 minuta përballë një prej superfuqive të futbollit botëror:

“FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani pllei ofi. FORCA SHQIPËRI.”-shkruan Edi Rama.