Në fjalën e lamtumirës, Rama krahason komunikimin e tij me Nanon, si shoferi i turnit të parë me atë të turnit të dytë për të njëjtën makinë. Rama e mbyll fjalën e tij duke thënë se kur kujton çfarë ‘makine’ të shkatërruar mori nën drejtim si turn i parë, nu krahasohet me atë që Nano i ka dorëzuar Ramës.

“Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si disa e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur.

Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, tha Rama.