Pasi Gjykata Kushtetuese e konfirmoi në detyrë, kryeministrI Edi Rama e pohoi drejtpërdrejt se Erion Veliaj do të jetë kryetar i Bashkisë Tiranë deri në vitin 2027.
Gjatë një interviste televizive, kreu i qeverisë theksoi se nëse do të kthehej pas në kohë të kishte marrë gjithnjë të njëjtin vendim për shkarkimin e Veliajt, pasi Tirana nuk mund të lihet pa kokë.
“Raporti im njerëzor me Veliajn është më i fortë se ç’ka qenë nga ana ime. Dhe kur them nga ana e ike e theksoj sepse nuk është një raport që ka komunikim për shkak të pozicionit ku ndodhet ai. Nga ana njerëzore përveçse ç’ka qenë më parë është shtuar edhe një keqardhje e thellë për atë që po jeton. Nuk po shtoj asgjë më shumë sepse s’dua që të përdoren më pas. Për mua padrejtësisht ai po mbahet peng në qeli dhe me ato që kam dëgjuar dhe ai mund të hetohej në gjendje të lirë dhe mund të drejtonte Tiranën. Në aspektin njerëzor unë ndjek keqardhje. Në aspektin e politik ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë do ta bëja sërish nëse kthehesha mbrapa. Pra Erioni të largohej nga ajo detyrë që nuk mund ta ushtronte dhe që Tiranë të mos mbetej pa kokë. Të tjerat janë gjepura dhe dokrra të ekraneve politike dhe nuk i komentoj. Shkarkimi? Është gjeja më e padrejtë që po i bëhet Tiranës. Nga njëra anë ajo mbetet pa kokë dhe nga ana tjetër kryetari zgjedhur mbahet peng. Nga ana tjetër nevoja e qytetit është gjithnjë e më alarmante. Kjo duket. Qyteti nuk mund të drejtohet me delegim dhe telekomandë. Urdhri i Veliajt për dekorimin. Këto janë shenjat e një anomalie të madhe. Lajmi aty duhet të ishte që nuk e paskam kapur unë Gjykatën Kushtetuese. Është e drejta e saj që të marrë vendime që i takojnë asaj t’i marrë.A do ketë zgjedhje. Nuk mund të shkojmë kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj do të jetë kryetar bashkie deri në 2027-ën” – tha Rama
I pyetur për fjalimin që mbajti në funeralin e Fatos Nanos, ai përmendi se si ‘kishte vrarë babain politik’. Por a e ka vetë Rama një bir politik?
“Nuk e kam një bir politik të më vrasë për momentin. Ku është? Nuk e di” – tha Rama.




















