Rama: Rasti është unik edhe në Europë. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e bashkive të shkojnë nga zyra në burg. Nuk bën vaki që sic e thotë jo qeveria e Shqipërisë po komisioni një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me vendim gjykate.

Të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi tonin, roli ynë është të jemi garant të kësaj pavarësie, ta mbrojmë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie. Nuk ka të ngjashme në europë, të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Por nga ana tjetër të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre. Kultura e gjyqeve popullore dhe organizimeve nëpër salla, sot janë sallone mediake për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët është një kulturë që duhet ta luftojmë të gjithë, se nuk I bën mirë kësaj culture.

Jemi dhe do vijojmë të jemi garant të pavarësisë së gjyqësorit, këtë rrugë kemi zgjedhur vetëm kështu mund të bëhemi garant i BE. Është një pushtet i ri fëminor, s’ka traditë të një drejtësie të pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë që duhet rritur dhe forcuar, duhet kohë e durim. Ne këtë e kemi, dhe sa të jem në detyrë nuk do shikoni luftra me drejtësinë. Por ama ka një kufi dhe është ai që për cakton kushtetuta mes pushteteve të pavaruara, nëse e lejojmë të shkelet kemi humbur rendin kushtetues të kësaj shoqërie.