Prej dy ditësh i gjithë vendi është përshkuar nga reshje të dendura shiu ndërsa në disa qytete janë regjistruar edhe përmbytje dhe problematika të tjera. Lidhur me situatën në vend janë angazhuar dhjetëra forca të armatosura.

Në Thumanë janë angazhuar 10 efektivë, 2 mjete, 1 motogomone dhe 1 varkë.

Në Kurbin janë në terren 9 efektivë, 2 mjete dhe 1 varkë. Sa i përket Lezhës janë angazhuar nga Komanda Mbështetëse 10 efektivë, 2 mjete dhe 3 motorpompa.

Në Vau i Dejës ndodhen 16 efektivë, 4 mjete, 3 varka me motorr dhe 3 varka. Në Vlorë janë angazhuar më shumë efektivë përkatësisht 25 efektivë, 3 kamiona, 2 motorpompa dhe 5 varka.

Ndërsa në Delvinë janë angazhuar 30 efektivë dhe 3 mjete te kalueshmërisë së lartë. Në Theth janë në terren 14 efektivë, 2 fadroma dhe 2 automjete të transportit të rendë.