Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, e cila është rikonstruktuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se tashmë biblioteka ka ambient bashkëkohor e tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur të rilindjes së bibliotekës “Pjetër Budi” në Burrel, tashmë një ambient bashkëkohor e tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.




















