Rita Ora ka surprizuar publikun me një deklaratë të re, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”.

Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që trashëgohet në familjen e saj, shkruan DailyMail.

Në podcastin Happy Hour Overheard, ajo tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”.

Rita madje e përshkroi martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore”. Ajo ka treguar shpesh se ka një pasion të veçantë për jogën dhe leximet astrologjike.

Këngëtarja ka edhe një ritual personal që e ndihmon të ndjehet e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet”.

Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që i ka pasur një faxhore: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’” Sipas saj, ky mesazh i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.”