Autoritetet greke kanë shpëtuar 92 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët u shpëtuan pasditen e së shtunës në zonën detare në jug të Gavdosit.

Një anije patrullimi e Rojës Bregdetare gjeti dhe shpëtoi 31 të huaj që ndodheshin në një gomone. Të shpëtuarit u transferuan, në portin e Karave të Gavdosit, ku ndodhen 61 persona të tjerë, të cilët u shpëtuan në mëngjes.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet do t’i transferojnë në strehim të përkohshëm, në Qendrën e Ekspozitave Agia në Hania.