Prej katër vitesh kemi thënë që në fund do mbetet vetëm. Ashtu po i ndodh sot.
Vetëm mbetesh kur partinë, pronën e përbashkët të qindra mijra demokratëve që nuk kanë lënë sakrificë pa bërë për të dhe për ty, Ti e përdor si tokë e xanum për hallet e tua familjare.
Por në fund ja, vjen kjo ditë kur e vërteta zhytet po nuk mbytet, renës i del boja, dhe ti braktisesh prej atyre që i fute në luftë civile duke u premtuar pushtetin për gjashtë muaj.
Ky është fillimi i fundit, agonia e të cilit do zgjasë dhe ca, po në fund Partia Demokratike do jetë e anëtarëve të saj, jo pronë private e një njeriu që qëndron në krye në shkelje të statutit.
Partia Demokratike, që të mbijetojë si parti pushteti, duhet të çlirohet nga Berisha dhe berishizmi, ndryshe ajo do tretet si kripa në ujë, siç në fakt po ndodh: pa frymë, pa struktura, pa organizim, pa ide, pa politikë, pa të ardhme, e zhytur në depresion.
Ps: Nuk jam i gëzuar që më doli prognoza e thënë përditë në vite për këtë që po ndodh, përkundrazi. Më trishton fakti që “nuk kam një grusht të fortë/ t’i bi mu në zemën, malit që s’bëzan!”




















