Rritet besimi të ekonomia. Banka e Shqipërisë konstaton se në vrojtimin e fundit treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.9 pikë në muajin tetor.

Në ecurinë e këtij treguesi ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e industrisë, pasi vlerësimet e bizneseve që operojnë në këtë sektor ishin më pozitive për kontratat porositëse dhe prodhimin industrial aktual. Në të njëjtin drejtim ndikoi edhe përmirësimi në sektorin e tregtisë si dhe ndërtimit, megjithëse ky I fundit në një më të ulët se dy sektorët e tjerë.

Treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 2.4 pikë përqindje, mbështetur nga vlerësimet pozitive lidhur me aktivitetin aktual ndërtues si dhe nivelin e porosive të reja. Sa I takon çmimeve në të ardhmen, vlerësohen në rënie në vijim.

Ndërkohë, rënia e besimit në sektorin e shërbimeve dha një kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë, kjo edhe për shkak të zbehjes së efekteve të turizmit. Bizneset që operojnë në shërbime kanë vlerësime më pak optimiste për ecurinë aktuale të bizneseve por dhe kërkesës.

Rënie të lehtë shënoi edhe besimi i konsumatorëve këtë periudhë, të ndikuar nga vlerësimet për gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe financave të tyre. Sipas vrojtimit, vërehet një stepje e tyre për të bërë blerje të mëdha si ajo e një makine apo banese në këtë periudhë të vitit.